“Time” serish në shitje, një miliarder gati 190 milionë dollarë

17/09/2018 09:34

Revista Time është duke ndryshuar pronar edhe një herë, gati tetë muaj pasi ishte shitur në grupin e medias amerikane Meredith Corporation.

Bashkëthemeluesi i Salesforce.com, Marc Benioff dhe gruaja e tij po e blejnë Time për 190 milionë dollarë.

Në një deklaratë, Meredith Corporation bëri me dije se Benioffs “nuk do të përfshihen në politikën redaksionale të Time”.

Marrëveshja mund të mbyllet brenda një muaji, por së pari duhet marrë miratimi rregullator.

Benioff – i cili është bashkë-themelues i Salesforce.com – tha se ai dhe gruaja e tij kanë respekt të thellë për revistën Time.

“Fuqia e Time ka qenë gjithmonë në rrëfimin e tij unik të njerëzve dhe në çështjet që na ndikojnë të gjithëve dhe na lidhin të gjithëve”, ka shkruar ai në twitter.

Çifti e hedh këtë hap në një kohë të pasigurt për median e printuar. Time ka reduktuar tirazhin dhe përballet me rënie të të ardhurave nga reklamat. Benioff, që vlen sipas revistës forbes 6.7 miliardë dollarë, është figura më e fundit e fushës së teknologjisë që blen një organ tradicional shtypi.

Shefi i Amazon, Jeff Bezos, bleu Washington Post në 2013 ndërsa vitin e kaluar, Lorin Pauell Xhobs, filantropiste dhe e veja e Steve Jobs, bleu shumicën e aksioneve të revistës The Atlantik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA