Emigracioni në BE; Gjermania dhe Austria zotohen për forcimin e kufijve

17/09/2018 08:51

Angela Merkel i ka dalë në krah Austrisë në lidhje me kërkesat e saj për kufij më të fortë të bllokut evropian.

Bashkë me homologun Sebastian Kurz, kancelaria gjermane u pajtua me idenë e frenimit të fluksit të emigrantëve në BE, një ndryshim i ndjeshëm kursi nga ana e saj. Liderët evropiane janë aktualisht nën një trysni të madhe pas ndryshimit të rrugës kryesore përgjatë Mesdheut.

Të dielën, Merkel dhe Kurz lanë mënjanë mosmarrëveshjet e dhe njoftuan një seri përpjekjesh të përbashkëta, qëllimi i të cilave është t’i bëhet pritë emigracionit të paligjshëm në kontinentin e vjetër.

Për këtë arsye, palët do të bashkëpunojnë edhe me disa vende afrikane ndërsa mirëpriten planet e kreut të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker për ta shtuar deri ne 2020-ten stafin e Frontex deri ne 10.000 vete.

Dy kancelarët janë përplasur më parë fort me njëri-tjetrin për emigracionin, por kreu i ekzekutivit austriak, e pranoi se Berlini tashmë ka ndërmarrë një linjë më të ashpër dhe kjo i detyrohet në pjesën më të madhe ministrit të Brendshëm Horat Seehofer.

Qe forcimi i kufijve te jashtëm do të përbënte boshtin e këtij takimi, kjo dihej paraprakisht fale deklaratave të zëdhënësit të kancelarisë austriake. “Nuk mund të ketë kufij të hapur brenda Europës pa mbrojtje të duhur të kufijve të jashtëm të BE,” ishte komenti i zedhenesit qe përcillte ne fakt qëndrimin e shefit te qeverisë, e kjo sipas tij, ishte arsyeja perse forcimi i Frontexit është sot i një rëndësie kyçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA