Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar statujën e një sfinksi ndërsa thanin ujin nga tempulli i Kom Ombo në qytetin jugor Asvan.
Ministria e antikiteteve tha se statuja e bishës mitike, me kokën e një njeriu dhe trupin e një luani, ishte bërë prej guri ranor. Ajo ka gjasa të datojë nga koha e dinastisë Ptolemac që synoi egjiptin nga viti 305 para krishtit deri në pushtimin roman, në shekullin 30 para krishtit.
Dy relike të mbretit Ptoleme i V po ashtu janë gjetur së fundmi në tempull. Statuja e sfinksit e zbuluar së fundmi është rreth 28 cm e gjerë dhe 38 centimetra e lartë.
Drejtori i përgjithshëm i departamentit të antikiteteve në Asvan, tha se do të bëheshin studime të mëtejshme për të zbuluar sa më shumë mbi të.
Sfinksi përfaqëson fuqinë e Egjiptit të faraonëve, kombinuar me fuqinë fizike të një luani, me pushtetin e një mbreti. Sfinksi i madh, i piramidave të Gizës, është më i famshmi i zbuluar deri më tani.
Top Channel