Vokalisti i një prej grupeve më të njohura në Shqipëri dhe Kosovë ishte i ftuar në emisionin e parë të “Pop Culture” për këtë sezon.

I ndjekur nga Dojna Mema në koncertin e zhvilluar në Tiranë, u shpreh se që pas ndarjes nga jeta të basistit “Suad Janini” , mënyra më e mirë për të kaluar dhimbjen ishte të vazhdonte të merrej me muzikë.

Çarkaxhiu tregoi se nuk e mendon shkëputjen nga “Jericho” edhe pse nuk i thotë “JO” projekteve veçmas. “Jericho” janë të njohur për tekstet kuptimplotë, të bazuar kryesisht në dhimbjen që solli lufta në Kosovë.

I pyetur nga Dojna nëse tani që ka kaluar kohë prej luftës, a do të kenë më se për çfarë të shkruajnë, Petriti tregoi: “Mallkimi i këtij populli është se gjithçka ecën shumë ngadalë. Të njëjtat probleme që kishim përpara 20 viteve, i kemi edhe sot. Fatkeqësisht, “Jericho” kanë gjithmonë se për çfarë të shkruajnë”.

Me humor u shpreh gjithashtu se femrat si në Kosovë edhe në Shqipëri janë njëlloj të bukura, me përjashtimin se këto të fundit janë më femërore.

Aktualisht, grupi “Jericho” ka punuar disa këngë, të cilat priten të dalin shumë shpejt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA