Trajneri i Kosovës: Fituam me Shqipërinë, por kujdes nga Azerbajxhani

03/09/2018 12:22

Këtë javë do të fillojë aventurën europiane të Ligës së Kombeve edhe përfaqësuesja e Kosovës, e cila ka shanse shumë të mira për të kaluar grupin në letër, duke parë nivelin e kundërshtarëve që ka në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Në konferencën për shtyp trajneri zviceran i kësaj përfaqësuese, Bernard Shalond i trembet pikërisht këtij perceptimi që ka për kundërshtarët, duke filluar nga Azerbajxhani me të cilin do të përballen në Baku më 7 shtator.

“Nëse ne si staf, ju gazetarët, futbollistët dhe të gjithë, mendojnë se ne jemi pretendentë për këtë ndeshje atëherë do ta kemi shumë të vështirë. Është e qartë për të gjithë që Azerbajxhani, Malta apo Ishujt Faroe nuk janë Kroacia, Franca po Belgjika. Ne vërtet fituam ndaj Shqipërisë, por nuk duhet të mendojmë që do të fitojmë edhe ndaj Azerbajxhanit. Suksesi me kombëtaren shqiptare i ka entuziazmuar shumë lojtarët dhe kësaj i trembem më së shumti, uroj mos ta marrin më lehtë ndeshjen kundër Azerbajxhanit”, u shpreh Bernard Challandes, trajner i përfaqësuese së Kosovës.

Kosova ndodhet në grupin e 3-të të Ligës D në një grup me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën. Ndeshjen e parë Kosova do të a luaj më 7 shtator në transfertë në Azerbajxhan, për të pritur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Ishujt Faroe më 10 shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA