Futbollisti i kombëtares shqiptare Kamer Qaka e gjeti brenda pak ditësh skuadrën e tij të re, pas përjashtimit të bujshëm nga Steaua e Bukureshtit.
Mesfushori kuqezi rikthehet te Politehnika Iasi në kampionatin rumun pas provës aspak pozitive me ekipin e kryeqytetit.
Pas vetëm pak muajsh te Steaua e Bukureshtit, 23-vjeçari i Kombëtares Shqiptare, la gjigantët e Rumanisë për t’u rikthyer te skuadra ku spikati me lojën e tij sezonin e kaluar. i njohur si një karakter vullkanik dhe me shumë influencë në ligën vendase, Presidenti Gigi Becali ishte shprehur së fundi se “nuk kishte kohë të rriste fëmijët”, duke e përjashtuar lojtarin nga skuadra e tij, pas eliminimit nga Rapidi i Vjenës në play off të Europa League.
Kamer Qaka tani ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me ekipin e ri nga ku do ta nisë dhe nga e para. Për shkak të dëmtimit dhe formës së tij larg nivelit të kërkuar nga Panucci, Qaka nuk është grumbulluar në përfaqësuese për dy ndeshjet e Nations League me Izraelin dhe Skocinë.
Top Channel