24/05 15:52
Aventura e Sulejman Starovës në klubin kosovar të feronikelit ka përfunduar mbrëmjen e të dielës, kur edhe iu komunikua shkarkimi nga zyrtarët e skuadrës.
Ndonëse dje skaudra nga Drenasi fitoi me rezultatin 1-0 ndaj të sapongjiturve në Superligën e Kosovës, Ballkanit, kjo nuk mjaftoi që tekniku shqiptar të ruajë vendin e punës.
Starova u emërua trajner i Feronikelit më 20 Mars të këtij viti, por sezoni i ri zgjati deri në javën e tretë të kampionatit.
Gjatë drejtimit të Starovës, Feronikeli u cilësua edhe si “Mbreti” i barazimeve, pasi në 13 takime regjistroi 10 barazime, dy fitore dhe një humbje.
Top Channel