Manchester United merr frymë me Lukakun. Watford kryeson renditjen pas fitores ndaj Tottenham

02/09/2018 19:01

Manchester United ka arritur të fitojë në transfertën me Byrnley falë dy golave të Romelo Lukakut.

Sulmuesi belg shënoi dy herë në minutat e 27 dhe 44-t për t’i dhënë 3 pikë të vlefshme skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho.

Me 3 pikët ndaj Burnley, United e shikon veten me 6 pikë pas 4 ndeshjeve të para. Në klasifikim, “Djajtë e Kuq” renditen në vendin e 10.

Ndërkohë, surpriza e javës së katërt në Premier League ishte Tottenham, që u mposht nga Watford me rezultatin 2-1. Pas kësaj fitoreje, ekipi modest e sheh veten me pikë të plota në krye të renditjes së kampionatit anglez, po aq sa Liverpool dhe Chelsea.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA