Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Jasir Asani në minutën e 13’, që Partizani të regjistrojë një tjetër fitore minimale, këtë herë ndaj Kastriotit. Pas fitores 0-1 ndaj Kamzës, Partizani përsërit të njëjtin rezultat, por këtë herë ndaj Kastriotit në “Selman Stërmasi” dhe ngjitet në kuotën e 6 pikëve.

Në një stadium të boshatisur, “të kuqve” u mjaftoi një gol i shënuar nga Jasir Asani, në minutën e 13’ të takimit, për të marrë një tjetër fitore dhe për të pushuar e qetë.

Skuadra e Skënder Gegës shënoi pas një aksioni mjaft të bukur të nisur nga Malaj, i cili shërbeu për Asanin në zonë dhe ky i fundit e dërgoi topin në rrjetën e portierit Kuka.

Nga ana tjetër, krutanët tentuan të reagojnë dhe arritën të krijojnë disa raste të mira shënimi, por nuk ia dolën të dërgojnë topin në portën e Partizanit dhe të marrin pikë në kryeqytet.

Me këtë rezultat Partizani pozicionohet pas Skënderbeut e Flamurtarit në renditje, me 6 pikë, ndërsa krutanët mbeten në kuotën e 3 pikëve, të siguruara që në start ndaj Luftëtarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA