24/05 15:52
Flamurtari vijon me rezultatet pozitive në këtë fillim të sezonit në Kategorinë Superiore.
Skuadra vlonjate e drejtuar nga Ilir Daja fitoi në Gjirokastër ndaj Luftëtarit vendas 1-0, duke i shkaktuar këtij të fundit humbjen e tretë radhazi.
Ai që vendosi fatin e kësaj sfide ishte Busiç me golin e shënuar që në pjesën e parë të takimit, duke i dhënë 3 pikë të çmuara skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Flamurtari shkon në 7 pikë po aq sa edhe Skënderbeu, me të cilin do të përballet në javën e ardhshme. Për sa i përket Luftëtarit,skuadra gjirokastrite shënoi humbjen e 3 në po kaq ndeshje duke u pozicionuar në vendin e fundit.
Top Channel