
24/02 18:37
Brenda pak ditësh, në Zvirinë të Korçës, janë vjedhur arkat e disa kishave dhe disa banesa emigrantesh.
Hajdutët kanë hyrë përmes dritareve në dy prej kishave, ndërsa në kishën e Shen e Premtes kanë hapur me mjete të sofistikuara derën.
Nuk dihen vlerat monetare të përvetësuara, ndërkohë që sipas banorëve dhe priftit të fshatit, fenomeni është i përsëritur. Pavarësisht denoncimit, në polici nuk ka asnjë autor të dyshuar.
Ndërkohë, raportohet edhe për 5 banesa emigrantësh të vjedhura.
Top Channel