Mbrëmjen e kësaj të enjteje, Shkëndija e Tetovës do të ketë mundësinë e fundit për të shpresuar në kalimin më tej në Europa League, pasi do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës norvegjeze të Rosenborgut.

Humbja 3-1 në takimin e parë, sigurisht që nuk e favorizon aspak skuadrën shqiptare, gjithsesi paraqitja në ndeshjen e parë, pavarësisht rezultatit, i jep shpresë trajnerit Qatip Osmani.

Kuqezinjtë e nisën eksperiencën europiane me kualifikueset e Champions League, ku arritën deri në turin e tretë dhe u eliminuan nga austriakët e Salzburgut, ndërsa më pas vijuan në “play off”-et e Europa League.

Trajneri Qatip Osmani ka grupin e plotë në dispozicion dhe në intervistën e parandeshjes, theksoi se skuadra është gati të tentojë mrekullinë në Shkup, për të shkruar historinë dhe për t’u bërë pjesë e grupeve të Europa League.

Këtë ndeshje do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërdrejt në paketën “Supersport” të platformës “Digitalb”, në orën 20:15.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA