Përpunohej në kushte skandaloze, AKU bllokon 1,6 ton mish… brenda lloto-sportit (Foto)

30/08/2018 09:41

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar 1,6 ton mish në Tiranë, që përpunohej në kushte skandaloze nga një subjekt me aktivitet “Bar-Kafe/Lloto”.

AKU bllokoi aktivitetin e subjektit, ndërsa u bllokua dhe mish me afat përdorimi të skaduar. Sasia totale e bllokuar është 1.6 ton.

Përveç mishit, llotoja tregtonte dhe nënproduktet e tij si mish i grirë, fileto dhe brumë qofteje të pashoqëruara me etiketë.

Ndaj subjektit u vendos gjobë 2 200 000 lekë si dhe ndërprerje e aktivitetit prodhues e tregtues.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA