24/05 15:52
Sokol Cikalleshi do të jetë pjesë e Superligës turke edhe për sezonin e ri, pasi edicionin e kaluar u rrëzua me skuadrën e Osmanlisporit.
Siç ishte lajmëruar edhe ditën e djeshme nga mediet turke, sulmuesi i Kombëtares ka firmosur këtë të enjte për skuadrën e Goztepes, ku do të jetë në huazim për një sezon.
Ky ishte vendimi i skuadrës së Osmanlisporit, që nuk donte ta shiste sulmuesin shqiptar, por vetëm ta huazonin në elitë për këtë sezon.
Cikalleshi shënoi 8 gola në 29 ndeshje sezonin e kaluar, ndërsa te Goztepe kanë shpresa të mëdha për kavajasin, për të qenë një pikë referimi në sulmin e tyre.
Top Channel