Trajneri i përfaqësueses izraelite, Andreas Herzog ka publikuar listën me 25 futbollistët që do të grumbullojë për ndeshjen ndaj Shqipërisë më 7 Shtator dhe miqësoren ndaj Irlandës së veriut 4 ditë më vonë.

Bie në sy prania e shumë futbollistëve që luajnë në kampionatin izraelit, ndërsa emrat më të spikatur janë Dabbour i Salzburgut, Kajal i Brightonit, Natcho i Olympiacosit dhe Eran Zahavi, i cili luan në Kinë.

Austriaku mori drejtimin e izraelit pikërisht më 1 Gusht të këtij viti dhe në ndeshjen e “Elbasan Arenës” ndaj Shqipërisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve, në program për t’u luajtur më 7 Shtator.

Në këtë stadium kuqezinjtë janë mposhtur me rezultatin 0-3 nga Izraeli, më 12 Nëntor të 2016-ës, ku protagonist ishte pikërisht Eran Zahavi dhe në pankinën shqiptare, Giani De Biasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA