Mario Giuffredi, agjenti i mbrojtësit të Napolit, Elseid Hysaj, ka folur sot për radion Kiss Kiss Napoli, në lidhje me rinovimin e kontratës së shkodranit me skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Ai theksoi dëshirën e Hysajt për të qëndruar sa më gjatë me napolitanët, ndërsa tregoi edhe një prapaskenë, me bisedimet e rinovimit, që kishin filluar që në muajin maj.

“Bisedimet për rinovimin e Hysajt filluan që në fund të sezonit të kaluar, por me largimin e Sarrit dhe mundësinë për t’u larguar, u ndërprenë edhe diskutimet e kontratës së re. Tani po presim shtatorin, për të folur për një tjetër kontratë të Elseidit, me Napolin. Ai beson te projekti i Napolit dhe nuk ka mbetur i zhgënjyer, por kërkon të kontribuojë gjithnjë e më shumë për skuadrën”, tha Giuffredi.

Menaxheri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare tregoi se edhe presidenti De Laurentiis ishte pro rinovimit të kontratës dhe madje ishte i hapur edhe për heqjen e klauzolës së prishjes së saj për 50 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA