Trump i shqetësuar për fundin e luftës? Reagon Presidenti amerikan: Unë kam gjithë kohën e botës, Irani jo, ora po ecën 23/04 21:58
Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth blerjes nga Turqia të një sistemi rus për mbrojtjen nga raketat që nuk mund të integrohet në NATO.
Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë paralajmëruar Turqinë se do të jetë objekt sanksionesh dhe se blerja prej saj e avionëve luftarakë nga firma amerikane Lockheed Martin rrezikohet, nëse Ankaraja nuk heq dorë nga planet për sistemin rus.
“Është e qartë, se duke sjellë Turqia një sistem rus anti-ajror dhe anti-raketë në një vend të NATO-s, ne nuk mund ta integrojmë këtë vend në NATO. Po, kjo na shqetëson dhe ne nuk e rekomandojmë këtë,” u tha Mattis gazetarëve.
Top Channel