“Top Talk” në Top Channel, çdo ditë në 15:45

27/08/2018 17:33

“Top Talk” është programi më i ri në Top Channel, i cili do të vijë në një format krejtësisht ndryshe, ku misioni i tij do të jetë: ballafaqimi me faktet dhe e vërteta e kërkuar troç.

Në harkun e pak minutave, i ftuari i ditës personazh publik apo politik do t’iu përgjigjet pyetjeve, të gazetarit Denis Dyrnjaja, pyetje që do të përfaqësojnë interesin e publikut.

Çdo ditë një ngjarje. Çdo ditë një intervistë. Çdo ditë një i ftuar. Çdo ditë një temë e aktualitetit. Politika, ekonomia, kultura, sporti, dhe gjithçka tjetër përballë të vërtetës. Personazhe dhe protagonistë të jetës politike dhe publike në “Top Talk”, çdo ditë në orën 15:45.

Top Channel