Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka thënë pasditen e së premtes se deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja “është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit”.

“Jurgis Çyrbja u kap në përgjime duke informuar bandën e Shullazit për hetimet e prokurorisë për hotel Vollgën, të cilin Çyrbja e rregjistroi në emër të Shullazit”, deklaroi Alibeaj.

Deputeti i PD-së shtoi se “duke bërë deputet Jurgis Çyrbjen, Edi Rama e shpërbleu dhe mori në mbrojtje bandën e Emiljano Shullazit”.

“Me Edi Ramën në qeveri, dekriminalizimi nuk ka vlerë. Jurgis Cyyrbja duhet të ishte në burg njësoj si Emiljano Shullazi. PD kërkon nga Prokuroria të sjellë në Kuvend kërkesën për arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja”, theksoi Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA