Tel Aviv, mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit diskriminues izraelit

12/08/2018 08:37

Mijëra protestues u mblodhën në Tel Aviv të shtunën, për të protestuar kundër ligjit të ri të Izraelit, që e shpall atë komb-shtet të popullit hebre, legjislacion që ka zemëruar minoritetin arab të vendit dhe ka ngjallur kritika jashtë vendit.

Kryeministri Benjamin Netanjahu e ka mbrojtur ligjin, i cili thotë se vetëm hebrenjtë kanë të drejtën e vetëvendosjes në vend dhe heq arabishten si një gjuhë zyrtare, duke thënë se është e nevojshme për të shmangur sfidat palestineze ndaj vetëvendosjes hebraike.

Protestuesit, kryesisht arabë izraelitë, tundnin flamuj palestinezë dhe mbanin shenja që lexonin ‘barazi’ në arabisht dhe hebraisht.

“Ligji legjitimon racizmin,” tha Laila al-Sana, 19 vjeçe, nga një fshat beduinë në shkretëtirën jugore të Negevit në Izrael. “Është shumë e rëndësishme të tregojmë se jemi këtu, të rezistojmë,” tha ajo.

Popullsia arabe e Izraelit përbëhet kryesisht nga pasardhësit e palestinezëve që kanë mbetur në vendin e tyre pas luftës së vitit 1948 në kohën e krijimit të shtetit modern të Izraelit. Qindra mijëra u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre ose u larguan.

Shumë prej shtetasve arabe të Izraelit gjithashtu identifikohen si palestinezë. Ata përbëjnë rreth një të pestën e 9 milion banorëve të shtetit. Ligji izraelit nuk u jep atyre të drejta të barabarta, por shumë thonë se ata përballen me diskriminim dhe trajtohen si qytetarë të klasit të dytë.

“Kur dëgjova për ligjin, ndjeva se duhet të mbroja qytetin tim, vendin tonë, tokën e paraardhësve të mi”, tha Sheikha Dabbah 68-vjeçare në tubim.

Kryesisht deklarativ, ligji u miratua menjëherë pas 70 vjetorit të lindjes së shtetit të Izraelit.

Ai përcakton se “Izraeli është atdheu historik i popullit hebre dhe ata kanë një të drejtë ekskluzive për vetëvendosjen kombëtare në të”. Gjithashtu, ai redukton arabishten nga një gjuhë zyrtare së bashku me hebraishten, në një “status të veçantë”.

“Ndjehem i turpëruar që pas 70 vjetësh duhet të theksoj nacionalizmin tim në vend që të jem bujar ndaj të gjithë atyre që jetojnë këtu”, tha Gila Zamir, 58 vjeç, një izraelit hebre nga qyteti arabo-hebre Haifa.

Netanyahu postoi në faqen e tij të Twitter një video nga demonstratat e disa protestuesve që mbanin flamurin palestinez dhe këndonin: “Me frymë, me gjak do të të shëlbejmë ty, Palestinë” dhe shkruan: “Nuk ka prova më të mira për domosdoshmërinë e kombit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA