Vrau në ’97 gjatë një grabitje, ekstradohet nga Greqia 37-vjeçari

10/08/2018 17:13
Foto ilustruese

Një 37-vjeçar i dënuar me 9 vite burg për vrasje në vitin 1997 gjatë një grabitje është ekstraduar mesditën e së premtes nga Greqia.

Mësohet Saimir Gegolli, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendim nr. 154, datë 14.10.2010 e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga nenet 76 dhe 51 të Kodit Penal.

Gegolli u dënua pasi më datë 05.07.1997, rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Uznovë, Berat, ky shtetas, i armatosur me armë zjarri pistoletë, së bashku me dy persona të tjerë A.K. dhe S.K., të armatosur me armë zjarri automatike, nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar një makinë që udhëtonte nga Berati për në Skrapar dhe kanë detyruar të zbresin dhe të shtrihen përtokë të gjithë pasagjerët.

Njeri prej pasagjerëve ka kundërshtuar tu bindet dhe S. G, i ka shtënë në kokë me armë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit N.M.
Shtetasi S. G., është arrestuar nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA