Seria e gjyqeve për Valbonën, rrezikohet vendimi për pezullimin e punimeve të HEC-eve

06/08/2018 15:11

Në Gjykatën e Apelit të Shkodrës nuk është ankimuar ende vendimi i Gjykatës së Tropojës që ndalonte përmbarimin për të pezulluar punimet për ndërtimin e hidrocentraleve të Valbonës.

Deri më tani përmbaruesi shtetëror, Eduart Mrishaj, i ngarkuar për çështjen, nuk është vënë në veprim edhe pse ka qenë palë e vetme në gjyqin e zhvilluar më 31 gusht, ku me një vendim të paprecedentë Gjykata e Tropojës doli kundër Gjykatës së Apelit Administrativ, e cila pezulloi punimet.

Kur ka mbetur edhe një ditë afat, mbetet i paqartë apelimi ose jo në Gjykatën e Shkodrës vendimin absurd i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tropojë që ndalonte zbatimin e një tjetër vendimi gjykate, kësaj radhe të Apelit Administrativ, për pezullimin e punimeve për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin e Valbonës.

Përtej asaj që duket si lojë fjalës, kalimi i çështjes nga njëra gjykatë në tjetrën, vendimi i Gjykatës së Tropojës duke qenë se nuk i ka përfshirë si palë banorët e Dragobisë, të cilët janë ato që kanë bërë padinë fillestare, ia ka kaluar të drejtën e apelimit përmbaruesit shtetëror të Tropojës, Eduart Mrishaj, i cili ishte i ngarkuar për pezullimin e ndërtimit dhe që në fakt e ka dhe detyrim ligjor apelimin kur nuk ka marrë kërkesë tjetër nga pala që përfaqëson.

I kontaktuar nga Top Channel, zoti Eduart Mrishaj refuzoi të jepte informacion nëse do ta apelonte apo jo çështjen, ndërkohë që banorët e Dragobisë kanë nisur përpjekjet që ta bëjnë vetë apelimin.

Rreziku është që duke mos u apeluar, kompania koncesionare “Dragobia Energy” të vazhdojë e qetë punimet pasi vendimi i Gjykatës së Tropojës merr formë.

Ky do te ishte një rast i paprecedent ku një vendim Gjykate Apeli rrëzohet nga një Gjykatë e Shkallës më të ulët, ku gjykata e Tropojës ka tejkaluar kompetencat, pasi vetëm Gjykata e Lartë mund të rrëzojë një masë sigurimi padie të Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës.

Për gjyqtarit të Tropojës, Sami Ujkashi, i cili dha vendimin absurd, banorët e Dragobisë dhe shoqata toka, që fituan gjyqin kundër kompanisë koncesinare për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë kanë informuar komisionin e Vettingut dhe Këshillin e Lartë të drejtësisë duke kërkuar përjashtimin e tij nga radhët e gjyqësorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA