Pas Bulevardit të Ri tek ish-stacioni i Trenit, edhe Kashari do të ketë bulevardin e tij, që do të lidhë Unazën e Re të Tiranës me rrugën “Tre Dëshmorët”.

“Deri para 3 vitesh, kjo ishte një zonë fshati, quhej Kashar, ndërkohë që realiteti ishte krejt ndryshe. Në letrat e Bashkisë, kjo ishte një zonë me vetëm 7.000 banorë, ndërkohë në realitet këtu jetojnë mbi 70 mijë banorë. Të njëjtin bulevard që shohim në qendër të Tiranës, pra bulevardi me 6 korsi; dy për makinat nga secili krah dhe nga një autobusi në secilin krah, plus biçikletat; të njëjtën cilësi dhe standard do të kemi edhe këtu në Kashar”, tha Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se e njëjta ndërhyrje që po bëhet në rrugën “Kadri Roshi” në Kashar, do të ndodhë edhe me Teatrin e ri Kombëtar, për t’i dhënë kryeqytetit një godinë dinjitoze.

“Duke vënë dorë, gjërat përmirësohen. Duke i lënë për nostalgji, gjërat degradohen. Po punojmë edhe në rrugën ‘Kadri Roshi’. Jam i sigurtë se mund të ketë njerëz, që për nostalgji thonë se rruga e aktorit të madh s’duhet të preket. Sot është në fakt një rrugicë, si monopat. Duke e kthyer në rrugë me standarde i bëjmë nder edhe emrit të Kadri Roshit. E njëjta gjë vlen edhe për teatrin. Nëse nuk vëmë dorë është e kotë të ‘krenohemi’ për artistët e mëdhenj, nëse nuk arrijmë të çojmë amanetin e tyre deri në fund, për një qytet dinjitoz, për një teatër dinjitoz, për varreza dinjitoze apo për rrugë dinjitoze, që mbajnë emrat e tyre”, tha më tej Veliaj.

Bulevardi “Migjeni” do të lidhet me një rrjet rrugësh, të cilat kanë nisur të ndërtohen nga Bashkia e Tiranës.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA