Policia e gjeti trupin e vdekur pranë ashensorit të pallatit. Deri aty kishte arritur të zvarritej babai i familjes, që nga apartamenti i vet, ku mori dhjetëra plagë thikash nga tri vajzat e tij 19, 18 dhe 17 vjeçe.

Ngjarja ndodhi në një pallat në Moskë, ndërkohë vajzat Kristina (19 vjeçe), Angelina (18) dhe Maria (17) janë arrestuar për vrasjen e babait të tyre, Mikail Kaçaturian.

Sipas fqinjëve, ai ishte tip që përpiqej të bënte si fetar, por të gjithë e dinin që ishte shumë kontrollues dhe i dhunshëm jo vetëm me gruan, por sidomos me tri vajzat, të cilat e pranuan autorësinë e vrasjes dhe thanë që shkak u bë abuzimi që vazhdonte prej vitesh.

“E urrenim me shpirt dhe uronim çdo ditë që ai të zhdukej e të mos kthehej më”, thotë njëra nga vajzat, të cilat ishin të detyruara të jetonin vetëm me të atin, pasi e ëma e kishte ndarë dhe ishte larguar me vëllain e tyre të madh.

Ato thonë që ai i rrihte rregullisht edhe për gjëra të vogla. Si shembull, njëra nga vajzat tregon se si i ati e kishte dhunuar për shkak të një qimeje qeni që kishte ngecur në tapet. Ai e kishte detyruar vajzën ta hante qimen, si ndëshkim.

Vajza tjetër shkon edhe më tej dhe e akuzon babain për ngacmim seksual, gjë që e kishte bërë të tentonte vetëvrasjen.

Policia ka zbuluar nga hetimet e deritanishme se pavarësisht se babai hiqej si besimtar para të gjithëve, në makinë mbante heroinë dhe shiringa të shumta, që tregonin se kishte varësi. Veç kësaj, dyshohet se ka pasur lidhje edhe me mafian për trafik droge.

 

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA