Rrëfehet Mc Kresha, ka arsye të fortë për të qenë “singel”

01/08/2018 19:18

Mc Kresha ishte i ftuar në emisionin “Pushime on Top” ku ka rrëfyer copëza nga jeta e tij private, karriera dhe bashkëpunimet e reja muzikore.

Puna dhe muzika mbushin ditën e Mc Kreshës, çka kanë bërë që ai të mos ketë as të dashur. “Ngaqë jam në punë, nga një koncert në një tjetër, s’ka kohë për pushime, nuk më do askush, prandaj jam single” tha ai.

Një artist ka edhe këngëtarët e tij të preferuar dhe zemrën e Mc Kreshës në këtë aspekt ia ka rrëmbyer Aurela Gaçe, me të cilën mund të ketë një bashkëpunim në të ardhmen.

“Këngëtarja që preferoj unë është Aurela Gaçe. Kur më merr malli të dëgjoj muzikë të mirë dëgjoj Aurela Gaçen dhe këngën Valsi Lumturisë. Meqë ajo më ka ftuar njëherë për një bashkëpunim, po e ftoj edhe unë publikisht” tha Mc Kresha në “Pushime on Top”.

Pamja e re është ajo që të bie në sy sapo e shikon reperin e njohur, lamtumirë flokët e gjata.

“Vera e gjatë dhe dëshira që të laj flokët çdo ditë më bën t’i shkurtoja. Duke menduar çfarë më priste thashë t’i shkurtoj sa është koha” tregoi me humor këngëtari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA