Nuk ka një emër zyrtar, por e kanë quajtur thjesht “Pellgu i Monet” dhe arsyeja është e lehtë: ngjashmëria e jashtëzakonshme me pikturat e ciklit “Nimfat” e piktorit impresionist francez.
Turistët që vizitojnë këtë tempull në qytetin Seki, në prefekturën japoneze të Gifu, mbeten të mahnitur nga uji kristal, ngjyrat që e rrethojnë dhe peshqit e shumëllojshëm.
E kanë cilësuar një kënd mrekullie në Japoni me shije impresioniste. Ngjashmëria me ciklin prej 250 pikturash të nimfave është e habitshme. E gjithë hapësira ngjason me një pasqyrë në ujë, ku natyra është dëfryer duke krijuar një atmosferë të ngjashme me kopshtet e Monet, brenda vilës së Giverny, të cilës piktori francez i kushtoi plot 250 punime.
Pellgu gjendet mes maleve të Sekit, përgjatë portës antike të shenjtorëve të Itadorit. Në ujrat e saj mund të admirosh nimfat, si ato të pikturuara nga Monet, por edhe krapin apo peshq të tjerë të shumëllojshëm.
Bukuria e saj piktoreske e ka shndërruar atë në një tempull të famshëm dhe turistët vijnë nga gjithë vendet e botës vetëm për ta vizituar.
Top Channel