Lajmet kryesore të ditës, 27/07/2018 – 20:00

27/07/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

VELIAJ: META ZHGËNJIM, DO TA RIVOTOJMË NË SHTATOR

Erion Veliaj, e cilëson zhgënjim vendimin e Presidentit Meta për të kthyer ligjin që do t’i jepte Tiranës një Teatër të Ri por pavarësisht kësaj shton se puna do të rifillojë në shtator. Të njëjtën gjë pohoi edhe minitri Bushati.

BASHA: PËR TEATRIN DO PADISIM EDHE ARKITEKTIN

Lulzim Basha foli sot me tone të ashpra duke përmendur grusht shteti, luftë civile apo vija të kuqe në lidhje me teatrin dhe ligjin që çon në prishjen e tij.

HELMIMET NGA USHQIMI PREJ MISHIT TË INFEKTUAR

Helmimet nga ushqimi janë shkaku që 130 persona kërkuan ndihmën e mjekëve në Tiranë. Nderkohë, në spitalin infektiv ndodhen shtate persona pas konsumit të mishit të infektuar të pulës në një restorant.

RRITET NUMRI I VIKTIMAVE NË GREQI. KËRKIMET VIJOJNË

Shkoi në 86 numri i viktimave nga zjarret në Greqi ndërkohë që kërkimët janë përqëndruar në det pasi të shumtë ishin personat që u munduan t’i largohen flakëve.

SCOLARI RIKTHEHET NË PANKINË. NIS PUNË NË BRAZIL

Trajneri Luis Felipe Scolari rikthehet në pankinë pas një viti pushim dhe do të marrë drejtimin Palmeirasit në kampionatin brazilian të futbollit, me të cilin ka nënshklruar një kontratë deri vitin 2020.

Top Channel