Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se pas dy muajsh do t’i drejtohet popullit të tij për çështjen e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Republikës së Kosovës.
Mesi i shtatorit është periudha kur numri një i Serbisë do ta jap qëndrimin e shtetit të tij përballë Prishtinës zyrtare. Deri në atë kohë, Vuçiç thotë se do të luftojnë me çdo mjet për të fituar betejën politike ndaj Kosovës, shkruan “Indeksonline”.
“Unë kërkoj një kompromis, në mënyrë që fëmijët tanë të mos kenë telashe në të ardhmen për këtë çështje”, është shprehur ai.
Vuçiç ka folur disa fjalë edhe për opinionet e fundit rreth shkëmbimeve të territoreve. “… askush nuk na ofroi një ndarje”, ka thënë ai.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me përfaqësuesit e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, komentoi raportimet për ndarje të Kosovës.
“Ndarje nuk do të ketë, marrëveshja përfundimtare e dialogut do të jetë vetëm mes dy vendeve të pavarura”, ka thënë ai.
Top Channel