Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur për herë të parë ujë të lëngshëm në Mars, një tregues që në Planetin e Kuq mund të ketë jetë.

Ata thonë se kanë zbuluar një “liqen” 20 km poshtë polit jugor të planetit të mbuluar me akull.

Në kërkimet e mëparshme janë gjetur shenja të mundshme për ujë të përhershëm e të rrjedhshëm në sipërfaqen marsiane, por kjo është hera e parë që gjendet “trup” i qëndrueshëm uji në planet.

Shtrate liqeni si ato të eksploruara nga NASA tregojnë se edhe në të kaluarën ka patur ujë në sipërfaqen e Marsit.Megjithatë, klima në planet ka ndryshuar duke u ftohur për shkak të atmosferës së hollë të tij, duke e kthyer pjesën më të madhe të ujit në akull.

“Nuk është një liqen shumë i madh,” shprehet Prof.Roberto Orosei, nga Instituti Kombëtar Italian për Astrofizikën, i cili udhëhoqi studimin. Ndërkohë, skuadra e kërkimit thotë se shtresa e ujit është më pak se një metër e thellë.

Zbulimi u realizua duke përdorur “Marsis”, një mjet radar në bordin e Orbiterit “Mars Express”.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA