Klubi i futbollit Vllaznia, ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt riorganizimit të skuadrës, në kuadër të sezonit të ri, që i shikon shkodranët në Kategorinë e parë.

Kështu është emëruar më në fund administratori i skuadrës, që do të jetë ish futbollisti i Vllaznisë, Tiranës dhe Kombëtares shqiptare, Suad Lici.

Në komunikatën e klubit theksohet se krahas aftësive sportive, formimi i Licit dhe eksperiencat e suksesshme në sipërmarrjet private, kanë ndikuar në emërimin e tij në këtë post.

Administratori i skuadrës ishte një emergjencë për Vllazninë, pasi duhet pikërisht firma e tij, për të filluar punën përgatitore për sezonin e ardhshëm.

Tashmë Lici pritet të fillojë menjëherë nga puna, për të emëruar trajnerin e ri, ku ndër kandidatët e përfolur, është edhe emri i Hasan Likës, i cili njihet si një trajner që di të punojë me elementin e ri, siç bëri te Luftëtari në sezonin që lamë pas.

Vetëm pas emërimit të trajneri, do të nisë puna për të rishikuar kontratat me futbollistët aktualë dhe për të menduar përforcimin e organikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA