Maurizio Sarri ka debutuar me fitore në ndeshjen e parë që ka drejtuar Chelsean nga pankina. Blutë e Londrës fituan me rezultatin minimal 1-0 ndaj skuadrës australiane, Perth Glory, falë një goli fantastik të shënuar nga spanjolli Pedro.
Në debutimin e tij në stolin londinez, Sarri luajti me skemën e tij të preferuar, 4-3-3, ndërsa një paraqitje mjaft të mirë dhe italo-braziliani Jorginho, i cili ashtu si trajneri, debutonte sot me fanellën e Chelseat.
Paraqitje të mirë zhvilloi edhe Moratta, i cili luajti në majë të sulmit, ndonëse mediat raportojnë se sulmuesi spanjoll vështirë se do të vijojë qëndrimin e tij në Londër.
Sarri mori drejtimin e Chelseat vetëm në fillim të javës së kaluar, pas 3 sezonesh te Napoli, ku aplikoi një futboll spektakolar, por pa arritur të fitojë trofe.
Top Channel