Në moshën 29-vjeçare Mesut Ozil tërhiqet nga kombëtarja gjermane. Kampioni i botës me pancerat në 2014-ën në Brazil, nuk ka pranuar më kritikat dhe ofendimet e shumtë që kanë mbërritur në adresë të tij për paraqitjen e dobët në Botërorin rus dhe për këtë arsye mesfushori i Arsenalit ka vendosur t’i japë lamtumirën përpara kohe ekipi përfaqësues.

Ozil, i cili u bë objekt i irritimit të tifozëve gjermanë edhe për faktin se pak ditë para fillimit të Kupës së Botës së bashku me Ilkay Gundogan pozoi me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, me një deklaratë në rrjetin e tij social në Teitter komunikoi tërheqjen e tij nga kombëtarja gjermane.

“Nuk do të luaj më për ekipin përfaqësues pasi në drejtimin tim ekziston një ndenjë racizmi dhe mungesë respekti” shkruante ndër të tjera në letrën e tij të gjatë mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil.

Me Gjermaninë Ozil ka zhvilluar 92 ndeshje duke shënuar 23 gola, ndërsa ka fituar edhe një kampionat europian në 2009-ën me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA