Arturo Vidal është objektivi kryesor për Interin për të përforcuar repartin e mesfushës. Suning iu dha leje personave që merren me merkaton te zikaltrit që të nisin bisedimet me Bayernin e Mynihut për futbollistin kilian që është i lidhur me bavarezët nga një kontratë që skadon në 30 qershor të vitit 2019.

Ndërkaq Vidal nuk është grumbulluar nga skuadra kampione e Gjerm,anisë për turneun në SHBA për shkak të një dëmtimi në gju duke u detyruar të qëndrojë në Gjermani.

Vetë Vidal nëpërmjet një postimi në Twitter theksoi se është gati për të ardhmen dhe te Interi shpresojnë që ajo të jetë zikaltër. por problemi për milanezët qëndron pikërisht te Bayerni që kërkon 30 milionë Euro për 31 vjeçarin, shifër kjo që konsiderohet e lartë nga ana e Interit duke qenë se Vidal është në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayernin e Mynihut, ndërkohë që paga e tij është 8 milionë Euro në sezon.

kështu që zikaltrin po mendojnë se një ofertë prej 22-23 milionë Eurosh së bashku me bonuse të tjera mund të bindin drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë për të lejuar Vidal të largohet duke qenë se ai nuk konsiderohet më i pashitshëm prej tyre.

Nëse kjo lëvizje do të dështojë, atëhertë Interi do të hedhë sytë nga Reali i Madridit për të tentuar rikthimin e Kovacic i vendosur që të largohet nga madrilenët me këta të fundit që mund ta përdorin kroatin në tratativat për Icardin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA