Një tjetër futbollist është larguar nga Superiorja, këtë herë për në kategorinë e parë në Maqedoni.
Gledi Mici është tashmë lojtari më i ri i Shkëndijës së Tetovës, në kampionatin maqedonas. Futbollisti u largua nga Skënderbeu për t’iu bashkuar tetovarëve, ndërsa vetëm para pak minutash ka ardhur edhe zyrtarizimi nga klubi i Shkëndijës në faqen zyrtare të saj.
Mici është një mbrojtës me mjaft eksperiencë në kampionatin shqiptar, ku ka luajtur me Flamurtarin, Kukësin dhe së fundi Skënderbeun.
Me korçarët 27-vjeçari ka luajtur edhe në Europa League, deri në fazën e grupeve, duke marrë edhe eksperiencë ndërkombëtare.
Tani Mici i bashkohet Shkëndijës, për të ndihmuar skuadrën e drejtuar nga Qatip Osmani, në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshet me Sherif Tiraspolin javën e ardhshme.
Top Channel