Renditja e UEFA-s pas ndeshjeve të kupave të europës, Italia i merr pikë Spanjës, por mbetet larg vendit të dytë… 23/01 00:03
Menjëherë pas fitimit të të drejtës për të marrë pjesë në kupat e Europës, vendim i marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, Milani ka zhvilluar mbledhjen e aksionerëve paraditen e së shtunës.
Paolo Scaroni do të jetë presidenti i ri, një biznesmen italian, drejtuesi kompanive energjetike italiane ENEL dhe ENI.
Ai do të jetë presidenti i 27-të i Milanit dhe do të jetë përfaqësuesi i aksionerëve amerikan të kuqezinjve, kompanisë së vëllezërve Eliot.
Drejtuesit e ri do të kenë një afat deri më 30 qershor në vitin 2020. Kjo mbledhje e parë ka shkarkuar edhe drejtorin e epokës kineze, Marko Fassone.
Top Channel