24/05 15:52
Ish sulmuesi i Luftëtarit, Eri Lamçja ka nënshkruar me skuadrën kampione në fuqi të Vala Superligës në Kosovë, Dritën e Gjilanit.
I lënë i lirë nga gjirokastritët vetëm pak ditë më parë, Lamçja ka gjetur menjëherë skuadrën e re dhe ka gjetur menjëherë strehën e tij.
Sulmuesi është prezantuar edhe zyrtarisht nga skuadra gjilanase dhe do të fillojë menjëherë përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
24-vjeçari ka luajtur 44 takime me Luftëtarin dhe ka shënuar 24 gola. Më herët ai ka luajtur edhe për Teutën dhe Elbasanin.
Top Channel