Përfshihet nga flakët një nga rafineritë më të mëdha në Indi, zjarri nisi pas një pas një shpërthimi të fortë
Të paktën 11 persona humbën jetën pasi mjeti lundrues me të cilin po udhëtonin u mbyt në një liqen në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Barka e rosës”, siç njihet gjerësisht ky mjet, po transportonte 31 turistë në liqenin Table Rock, në afërsi të qytezës turistike Branson, kur u përmbys. Moti i keq mbi liqen duket se kontribuoi në mbytjen e mjetit lundrues, por hetimet ende nuk kanë nisur, pasi autoritetet lokale janë përqendruar në gjetjen e 5 personave të humbur.
7 pasagjerë të tjerë të barkës u dërguan në spital me plagë serioze.
Autoritetet lokale thanë se banorët e zonës ishin lajmëruar për motin e keq, por duket se barkat turistike vazhduan gjithsesi me programin e tyre. Fatkeqësisht, njëra prej tyre nuk mundi t’ia dalë.
Top Channel