Alisson prezantohet te Liverpooli dhe tregon bisedën me Salah

20/07/2018 11:58

Alisson Becker është bërë portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi Liverpooli vendosi të paguajë plot 72.5 milionë euro për të marrë kartonin e tij nga Roma.

Braziliani ishte dje në Angli, ku kreu vizitat, nënshkroi kontratën dhe bëri edhe prezantimin zyrtar me “The reds”, përpara se t’u rikthehej sërish pushimeve verore.

“Duke parë ecurinë e karrierës time, mund të them se është një fat dhe kënaqësi e madhe, që tashmë do të jem pjesë e Liverpoolit. E vetmja gjë që dua të premtoj, është se do të bëj më të mirën në fushë, për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave”, tha Alisson.

Portieri brazilian do të gjejë te skuadra e Klopp edhe një tjetër futbollit, të cilin e ka pasur shok skuadre te Roma. Bëhet fjalë për yllin egjiptian, Muhamed Salah, i cili u transferua te “The reds” verën e kaluar dhe mori menjëherë rolin e liderit te skuadra e Klopp, duke shënuar dhe asistuar pa fund.

“E vërteta është se që kur u largua nga Roma, me Salah u takova vetëm në ndeshjet e Championsit. Ndërkohë që po mbërrija në Liverpool, më dërgoi një sms, ku më thoshte ‘çfarë po pret akoma’, ndërsa unë i tregova se jam duke mbërritur. është një futbollist dhe njeri i shkëlqyer, ndaj do të jetë një kënaqësi për mua, që do ta rigjej sërish në skuadër”, deklaroi portieri më i shtrenjtë i historisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA