Ledri Vula është pjesë e klubit të artistëve me më shumë këngë në klasifikimin e “The Top List”. Ky artist ka mundur të jetë në listë me 9 projekte muzikore, të cilat janë renditur mjaft mirë.
Falë mbështetjes së madhe nga ana e publikut, reperi i talentuar është futur në treshen e këngëve më të dëgjuara dhe të votuara të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Duket se këtë sezon veror, Ledri ka vendosur të tërheqë vëmendjen e publikut me bashkëpunime, i cili brenda një periudhe 2-mujore, numëron tre të tillë.
Gjatë kësaj javë, ai ka mundur të pushtojë 2/3 e kreut të listës, ku bashkëpunimi i tij me Elvana Gjatën dhe John Shahun, “Mike”, ka mundur të ngjitet me plot 48 pozicione nga java e kaluar, duke zënë vendin e dytë.
Nga ana tjetër, një vlerësim tepër të madh nga ana e publikut ka marrë dhe bashkëpunimi i Ledrit me Lyrical Son, “Princess Diana”, e cila edhe pse ka 6 javë në klasifikim, vetëm këtë javë ajo është futur në treshen e këngëve më të dëgjuara të javës.
Ndërsa bashkëpunimi i tij me Butën, “Merri Merri” për këtë javë ka humbur 6 pozicione, duke u renditur në vendin e 15-të. Sa i përket 6 projekteve të tjera muzikore si “U harrum”, “Nona”, “I Vogël”, “Mbi Re”, “1 Janari” dhe “TTZ” renditen përkatësisht në vendet 24-të, 29-të, 38-të, 41-të, 64-t, dhe 71-të.
Top Channel