Që portieri është shumë i rëndësishëm në një skuadër, Liverpooli e di më mirë se kushdo, pasi dështoi të triumfojë në Ligën e Kampionëve, për shkak të disa gafave të gjermanit Karius, që mbronte katërkëndëshin në finalen ndaj Realit.
Pikërisht për këtë arsye, pasi kanë përforcuar skuadrën në repartet e tjera, “the reds” janë gati të bëjnë edhe një shpenzim të konsiderueshëm, për t’i vënë drynin portës dhe për të synuar trofe madhorë në sezonin e ardhshëm.
Anglezët kanë ofruar plot 75 milionë euro për të marrë portierin e Romës dhe kombëtares braziliane, Alisson Becker, ndërsa oferta, sipas mediave italiane, është pranuar nga drejtuesit e Romës.
Me këtë shifër transferimi, Alisson bëhet portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
Top Channel