Ekskluzive/ Botërori i 2026-s është për të pasurit! Nëse kuqezinjtë kualifikohen, biletat e ndeshjeve do t’i kushtojnë 1500 dollarë 17/12 19:08
Me shumë vuajtje, një ditë më parë, Kukësi arriti të kalojë në turin e dytë të eliminatoreve të Champions League, pas barazimit 1-1 në Maltë ndaj Valletas.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, skuadra e drejtuar tashmë nga Armando Cungu ka mësuar edhe kundërshtarin e kësaj faze.
Në “Loro Boriçi” do të vijë si kundërshtar skuadra azere e Qarabag, me të cilën aktivizohet edhe futbollisti shqiptar Ansi Agolli.
Qarabag barazoi në ndeshjen e kthimit ndaj Olimpija Ljubljana 0-0, ndërsa kishte fituar në takimin e parë 1-0.
Top Channel