Armando Cungu e nisi mjaft mirë aventurën e tij të dytë te skluadra e Kukësit, duke e ndihmuar atë të kualifikohej për në raundin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve.
Për trajnerin shkodran ishte diçka shumë emocionuese që e arrin një sukses të tillë me skuadrën e Kukësit.
“Rikthimi në Kukës pati emocionet e veta. Për Kukësin kam pasur simpati të veçantë”, deklaroi Cungu.
Kukësi u kualifikua për në raundin tjetër pas barazimit 1-1 në Maltë, falë golit në fushë kundërshtare, duke qenë se ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 0-0. Golit të Piciollos për Vallettan në minutën e 67, Kukësi iu përgjigj me atë të Dzarias në të 84.
Cungu, në përfundim të sfidës pranoi se skuadra e tij hasi në shumë vështirësi: “Ndeshja ishte shumë e vështirë për ne sepse kërkohej me çdo kusht kalimi i turit. Askush nuk e mendonte se mund të na eliminonte Valletta, por ishte një ekip shumë i mirë”.
Kukësi do të luajë në raundin tjetër me fituesin e çiftit Qarabag-Olimpija Ljubjana, që do të luhet në sot, në orën 19:00.
Top Channel