Ancelotti kërkon të rikthehet tek suksesi në Serie A dhe Champions League, e këtë kërkon ta arrijë me ekipin e tij të ri, Napolin, një ekip që vitet e fundit ka njohur vetëm rritje.

E për t’ia arritur synimit të tij, Ancelotti kërkon lojtarë cilësorë, e për t’i bindur ata që t’i bashkohen Napolit, ka filluar vetë negociatat me ta.

Rasti më i fundit është ai i Di Marias, që siç raportojnë mediat italiane, tekniku italian e ka telefonuar vetë argjentinasin, për të biseduar rreth dështimit të kombëtares së tij, por edhe për kushtet që ai do të vinte për t’u bërë pjesë e Serie A.

Kushte, të cilat Ancelotti do të përpiqet që t’i zbusë pasi Di Maria fiton 10 milionë euro deri në fund të 2019-s tek PSG.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA