Mbërritja e Cristiano Ronaldos në kampin bardhezi ka hapur dyert për sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili para përfundimit të sezonit cilësohej nga drejtuesit e Juventusit si i pashitshëm.

“Çmenduria” Ronaldo ka një kosto, si nga ana ekonomike, për të cilën bardhezinjtë duhet që ta balancojnë, por edhe nga ana teknike, pasi vështirë se do të mbeten hapësira për një emër të madh si Huguain.

Për të rimbushur arkën, kushtëzim edhe nga Fair Play financiar, Higuain është i pari që del në shitje, por nuk është i vetmi.

Mbrojtësi 23-vjeçar Daniele Rugani duket se do të jetë “kurbani” tjetër për çmendurinë Ronaldo.

E ofertat për ta nuk kanë të munguar, Chelsea i manjatit Rus, Roman Abrahamovich është gati të hapë “thesin” për të pasur 2 kampionët e Seria A pjesë të ekipit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA