Ronaldo eviton përballjen me Realin, debutimi pritet në kampionat

17/07/2018 21:43

Pasi u prezantua si lojtar i Juventusit dhe takoi trajnerin e shokët e rinj të skuadrës, Cristiano Ronaldo la Torinon për të udhëtuar në Kinë, në një event të Nike. Ylli portugez më pas do të vijojë sërish pushimet, për të filluar përgatitjet vetëm më 30 Korrik me bardhezinjtë.

Ronaldo nuk do të udhëtojë me Juventusin në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në një turne veror, ndaj dhe debutimi i tij me bardhezinjtë duket se do të vijë vetëm në javën e parë të kampionatit.

Një nga arsyet që Ronaldo besohet se e ka shmangur udhëtimin në SHBA, është edhe fakti që Juventusi do të përballet në një miqësore me Realin e Madridit, ish skuadrën e portugezit.

Kështu të gjithë ata që mezi presin të shohin Ronaldon në fushë me fanellën e Juventusit, në rastin më të mirë do të duhet të presin ndeshjen e javës së parë të kampionatit, nëse përgatitjet do të shkojnë sipas parashikimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA