Mbrëmjen e sotme Kukësi do të përpiqet që të fitojë në Maltë përballë Valetës, për të siguruar kualifikimin për në randuin e dytë të Champions League.

Barazimi pa gola në ndeshjen e parë që u zhvillua në “Loro Boriçi” të Shkodrës solli edhe ndryshime në stolin e verilindorëve, duke larguar Peter Pakult për ta zëvendësuar atë me Armando Cungun. Trajneri shkodran ka qenë dhe ai që ka udhëhequr nënkampionët e vendit 5 vite më parë në aventurën e suksesshme që ata patën në kupat e Europës.

Ndeshja mes Valetës dhe Kukësit do të luhet në kryeqytetin maltez Valeta, në orën 18:00 e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Champions League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA