24/05 15:52
Interi e ka zgjedhur, por edhe kroati Sime Vrsaljko e ka vendosur dëshiron që të bëhet zikaltër.
Duket se Interi e ka gjetur tek Atletiko Madrid mbrojtësin e krahut të djathtë që po kërkon me ngulm këtë merkato.
Negociatat duket se po shkojnë mirë, pasi të dyja palët kanë shprehur dëshirën për të pasur një bashkëpunim në vitet e ardhshme, e arritja e një marrëveshjeje nuk duket të jetë e largët.
E ata që duhen bindur janë vetëm drejtuesit e madrilenëve, e kjo është pengesa e vetme para se “dashuria” e re të lulëzojë.
Paraqitja e mirë e Vrsaljko në Rusi 2018 e komplikon paksa situatën, pasi për Atletico Madrid vlera e kartonit të 26-vjeçarit është rritur krahasuar një muaj më parë.
Top Channel