“Three Lions”, e kënduar nga The Lightning Seeds, David Baddiel, Annie Skinner, e shndërruar në himnin e kombëtares angleze të futbollit, është renditur e para në klasifikimin e këngëve në Britani. Fansat shpresonin shumë që Anglia të fitonte Botërorin.
Meqë Anglia se arriti dot të realizonte “Football’s Coming Home”, tifozët fituan gjithsesi, duke bërë të mundur që himni i tyre të fitonte vendin e parë, por në atë të “Official UK Singles Chart”.
David Baddiel deklaroi: “Kjo është shumë e çuditshme”. Ndërsa Annie Skinner u shpreh: “Tani, mund të them vetëm se çmimi i ngushëllimit shkon për…”.
“Three Lions” ka kryesuar klasifikimet për dy javë kur u publikua si këngë në vitin 1996. Doli me titullin “3 Lions ‘98”, në vitin 1998, për Kupën e Botës në Francë dhe qëndroi për tre javë në krye të klasifikimeve.
Kënga është një ndër më të shiturat e të gjitha kohërave në Britani. Të dyja versionet e kombinuara kanë shitur 1.6 milionë kopje.
Top Channel