Aktiviteti i Messit në Indi shndërrohet në një mashtrim, policia nis hetimet dhe arreston organizatorin
Kukësi ka dalë triumfator nga Malta, pasi ka mundur të kualifikohet për në fazën tjetër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.
Verilindorët e drejtuar nga Armando Cungu morën një barazim 1-1 në transfertën ndaj La Vallettas dhe u kualifikuan më tej falë golit në fushë kundërshtare, pasi sfida në “Loro Boriçi” kishte përfunduar në barazim pa gola.
Në Maltë nuk ishte një sfidë aspak e lehtë për kuksianët, që vuajtën shumë dhe panë veten në disavantazh, në minutën e 68′.
Gjithsesi, gjashtë minuta nga fundi i ndeshjes, ishte gjeorgjiani Dzaria që shënoi pas nëj pasimi të marrë nga Rrumbullaku dhe çoi Kukësin në fazën tjetër.
Kualifikimi i skuadrës verilindore mudn të cilësohet një sukses për ta, pasi kaluan një javë vërtetë të ngarkuar, me barazimin në ndeshjen e parë, që u pasua me rokadën në pankinë, ku u largua austriaku Pacult, për t’u zëvendësuar nga shkodrani Armando Cungu.
Në turin e ardhshëm, Kukësi do të përballet me fituesen e çiftit Qarabag- Olimpija Ljubjana, të cilat do të përballen nesër për ndeshjen e kthimit. Takimi i parë në Slloveni u fitua nga azerët me rezultatin minimal 0-1.
Top Channel