24/05 15:52
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një provincë të Napolit, ku një motor është përplasur me një makinë.
Në aksident është përfshirë një prej lojtarëve të rinj të Interit, 16-vjeçari Pasquale Carlino, i cili sipas mediave italiane ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Aksidenti ka ndodhur në Santa Maria La Carità, ku 16-vjeçari ishte pasagjer në motorin që drejtohej nga një mik i tij.
Klubi i Interit publikoi edhe një mesazh mbështetës për 16-vjeçarin në “Twitter”: Forca Pasquale, i gjithë Interi është me ty”.
Top Channel